Publikime

Hyrja elektronike apo sistemi “eGates”, një teknologji e re në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Tiranë, 30 Maj 2019 - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur së fundmi në funksion të të gjithë pasgjerëve, teknologjinë e re të hyrjeve elektronike apo “E-gates”.

“E-Gates” është një sistem i automatizuar i cili bën verifikimin e kartës hyrëse në avion (boarding pass) tek zona e nisjeve përpara kalimit tek zona e sigurisë. Sistemi kontrollon logon biometrike të kartës, duke bërë që të shkurtohet koha e pritjes dhe duke rritur cilësinë e shërbimit në aeroport.

Përparësia e kësaj teknologjie lidhet me përshpejtimin e procesit të kontrollit të dokumentacionit të udhëtimit dhe rritjen e sigurisë në nivel më të lartë të individëve që hynë në zonën e kontrollit. Ky lloj sistemi është funksional edhe për pasagjerët me aftësi ndryshe, si pjesa që ka vëmendje të veçantë nga shërbimet operacionale dhe ndihmëse në TIA.

Aktualisht në TIA operojnë 17 kompani ajrore, të cilat fluturojnë në më shumë se 30 destinacione.

 

 

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Gulliv Air

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Steps from terminal, pro service and affordable.

Mësoni më shumë